Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kriza me rrymën: “Mshelet firma, kah me ia majt 106 punëtorë” (VIDEO)

NULL NULL
11.06.2025 20:34

Bashkë me gjithë pankarta, punëtorët e bizneseve me kundërshtinë për liberalizimin e tregut për energji elektrike pushtuan sheshet e kryeqytetit, me brengën se do mbesin të papunë.

E në rast se nuk zmbrapset qeveria edhe pronarët e konfirmuan se do t’u duhet ta reduktojnë stafin.

Nëse nuk ka reflekim për shtyerjen e vendimit sheshet e Prishtinës do të përballën përsëri me protesta.

Protesta që filloi  në ora 11:00 nuk përfundoi në vendin ku nisi,  sepse organizatorë, pronarë e puntorë krejt bashkë morën rrugë drejt Zyrës së Rregullatrit të Energjisë Elektrike.

Derisa ata kur mbërritën në destinacion mesazhet që i patën në duar, i lëshuan në tokë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.