Kriza e Bolivisë: Evo Morales pranon azilin politik në Meksikë NULL NULL 12.11.2019 09:36 12.11.2019 09:36 Evo Morales ka pranuar një ofertë për azil politik në Meksikë një ditë pasi dha dorëheqjen si president i Bolivisë mes protestave për mashtrime zgjedhore. Në një cicërimë, ai tha se ishte e dëmshme të largohej nga Bolivia, por ai do të kthehej me më shumë “forcë dhe energji”, transmeton Klan Kosova. Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, konfirmoi që Morales kishte hipur në një aeroplan të qeverisë meksikane. Ndërkohë, komandanti ushtarak i Bolivisë urdhëroi trupat të mbështesin policinë që janë përleshur me mbështetësit e Morales. Rreth 20 persona u raportuan të plagosur në përleshje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.