Kritikohet ashpër qeveria e Brazilit pas numrit rekord të zjarreve në Amazon NULL NULL 22.08.2019 17:18 22.08.2019 17:18 Ministri i mjedisit në Brazil, Ricardo Salles, është kritikuar ashpër në një takim mbi ndryshimet klimatike lidhur me numrin rekord të zjarreve në Amazon. Të dhënat satelitore të publikuara nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Hapësinor (Inpe) tregojnë një rritje prej 85% këtë vit për të gjithë Brazilin. Disa nga ata në takimin e së mërkurës bërtisnin “rajoni i Amazonës po digjet”, përderisa Salles u fut në podium. Konservatorët kanë fajësuar qeverinë e Brazilit për gjendjen e vështirë të Amazonës. Ata thonë se presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, ka inkurajuar pastrimin e tokës nga prerësit dhe fermerët, kështu duke shpejtuar shpyllëzimin e pyjeve të Amazonës. Të enjten Bolsonaro tha që zjarret po hetoheshin por tha që qeverisë i mungonin burimet për t’i luftuar flakët. Ai gjithashtu mohoi se kishte fajësuar OJQ-të për ndezjen e zjarreve, një ditë pasi u shfaq të sugjeronte se ata e kishin bërë këtë si hakmarrje për qeverinë e tij pasi ua kishte zvogëluar fondet. Amazona, pylli më i madh në botë është një furnizim jetësor i karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike 1 orë më parë