Kritika të mëdha për talentin argjentinas, nuk përjashtohet huazimi apo largimi nga Real Madridi NULL NULL 03.03.2026 11:38 03.03.2026 11:38 Franco Mastantuono po përballet me periudhë të vështirë te Real Madridi, pasi këtë sezon nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Talenti argjentinas ende nuk është përshtatur plotësisht me ritmin dhe presionin e futbollit evropian. Klubi madrilen po e vlerëson situatën e tij për merkaton e verës, ku nuk përjashtohet as huazimi ose largimi i mundshëm nëse vjen ofertë e përshtatshme./Klankosova.tv