Kritika e Taravarit, Shkupi s’e njeh më shqipen si gjuhë zyrtare (VIDEO) NULL NULL 08.08.2025 20:38 08.08.2025 20:38 Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, tha se institucionet zyrtare në këtë vend shkelin ligjin për përdorimin e shqipes si gjuhë zyrtare. Taravari tha se për këtë situatë nevojitet ndërhyrje e qartë dhe e menjëhershme nga Gjykata Kushtetuese. Ligji për gjuhët zyrtare në Maqedonine e Veriut, i miratuar në 2018 gjatë qeverisjes e socialdemokrateve të kryeministrit Zoran Zaev, është kundërshtuar dhe dërguar në Kushtetuese nga VMRO DPMNE, asokohe në opozitë. Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: