Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kritika e Haradinajt: Nuk na intereson dinari, na intereson NATO (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 21.03.2024 20:13

Bërja temë diskutimi në Bruksel, rregulloren e re të Bankës Qendrore po e sheh si prapakthim.

Ramush Haradinaj si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë po thotë se Kosova është në të drejtën e vetë dhe s’duhet të merret me tema të ricikluara duke cilësuar se Qeveria e Kosovës ka rënë në kurthin e vet për temën e dinarit.

Të enjten, një ditë para se Qeveria Kurti ta rrumbullakojë 3 vjetorin e mandatit, ish-kryeministri beson se ajo nuk do të kujtohet për asgjë të mirë. Qëndrim të ngjashëm ka edhe partneri i tij i koalicioni, lideri i Nisma-s Fatmir Limaj.

Ai vlerësoi se po krijohet opinion i rrejshëm për shefin e qeverisë.

Të dy këta, vlerësuan se që nga 2021-ta, asgjë nuk ka ec në Kosovë dhe se shteti ka marrë vetëm goditje nga aleatët.

 

lajme të ngjashme