Kristjan Asllani do të ndërrojë skuadër, por mbetet në Serie A NULL NULL 14.01.2026 13:44 14.01.2026 13:44 Daniele De Rossi beson fort te shpëtimi i Genoas. Pak ditë pas barazimit 1-1 kundër Milanit dhe fitores 3-0 ndaj Cagliarit, klubi po lëviz pa u ndalur në merkato për t’i garantuar përforcime trajnerit. Për mesfushën, mbi të gjitha, po vlerësohet profili i Kristjan Asllanit. Aktualisht në huazim nga Interi te Torino, siç dihet shqiptari është në largim nga skuadra “Granata” pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Marco Baroni. Në pritje të një zgjidhjeje mes Interit dhe Torinos, Genoa po e merr në konsideratë për të përforcuar repartin. Asllani ka bërë 15 paraqitje me Torinon këtë edicion në Serie A, pa arritur të përfshihet në gola. Interi në verën e vitit 2022 kishte shpenzuar 15.7 milionë euro për mesfushorin 23 vjeçar për ta transferuar nga Empoli./Klankosova.tv