Krimi në shkollë: Lea e vrarë varroset në Graz, jo në Viti (VIDEO) NULL NULL 11.06.2025 20:27 11.06.2025 20:27 Kur kësaj shtëpie do t’i hiqet dryri, do ta ketë një banore më pak se kur ishte mbyllur. Familja 5-anëtarëshe Bajrami nga Tërpeza e Vitisë, e humbi vajzën Lean në Grac të Austrisë ku këta jetojnë për një kohë të gjatë. 15-vjeçarja u vra bashkë me nëntë të tjerë brenda një shkolle, kur një ish-nxënës i këtij institucioni shtiu me armë në ta, para se ta vriste edhe veten. Edhe shumë të tjerë u plagosën, në incidentin që ndodhi pasditen e së hënës. Për ta ngushëlluar familjen e ngushtë të Leas, të mërkurën për Austri udhëtuan edhe familjare të tjerë. Ata i thanë Klanit se e kanë vizituar edhe trupin e viktimës por nuk dihet ende data e varrimit. Ndërkohë, jo vetëm Terpeza por e gjithë Vitia është në ditë zie. Kjo sepse vetëm në dy ditët paraprake, e humbën jetën edhe dy të rinj, Ideal Talabaku e David Haxhiu. Veçse rasti I Leas kryetari i komunës Sokol Haliti tha se i ka tronditur të gjithë. Gjatë të mërkurës, me vendim të Haliti, flamujt e institucioneve komunale u ulën në gjysmështizë dhe u pezulluan të gjitha aktivitet kulturore, sportive e festive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 5 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë