Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krimi monstruoz që la të vdekur gruan fatkeqe që po rrinte para shtëpisë së saj (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 27.03.2024 21:02

Një konflikt i nisur në mesditën e së martës, u mori jetën dy personave në mbrëmjen e po kësaj dite.

Egzon Haziri, 30 vjeç nga Podujeva, mbeti i vdekur në vend, kur fillimisht iu zu rruga me veturë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, e pastaj u sulmua me armë zjarri, raporton Klan Kosova.

Ai, në momentin e sulmit ishte bashkë me Fitim Dodën e Lum Halilajn në makinën e cila në tentim të ikjes, goditi mure e lisa.

Nga plumbat pësoi edhe Zejnepe Gashi, 48 vjeçe, që u plagos aksidentalisht para derës së shtëpisë në automjet. Edhe pse e njëjta iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik, nuk arriti të mbijetojë.

I lënduar mbeti edhe Lum Halilaj që ishte me 30 vjeçarin tashmë të ndjerë, e Bilall Kqiku që u godit nga makina gjatë ikjes. Të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

Kësaj ngjarje dyshohet se i parapriu një konflikt i armatosur që shoku i viktimës me nofkën “Cuci” pati gjatë të martës me dy vëllezërit Ahmet dhe Naim Berisha, afër vendit të krimit, të cilët në mbrëmje dolën për t’u hakmarrë.

Hesapi që nisi si mosmarrëveshje në trafik, sipas dëshmitarëve, s`e kishte për cak të riun që vdiq.

Si të dyshuar për dy vepra penale, prokuroria që bëri edhe konfiskime, po kërkon Naim e Ahmet Berishën.

Ndaj të riut që u varros të mërkurën në Bellopojë të Podujevës, Klani merr vesh se gjatë 2023-ës u pat ngritur aktakuzë për narkotik, ndërsa trupi i 48 vjeçes u dërgua për obduksion.

lajme të ngjashme