Krijon këngë të rreme të Nirvanës përmes inteligjencës artificiale

Krijon këngë të rreme të Nirvanës përmes inteligjencës artificiale

NULL NULL
7 muaj më parë

YouTuber-i, Funk Turkey, ka krijuar një këngë të rreme të Nirvanës, të quajtur “Smoother”.

Ai ka përdorur metodologjinë e njëjtë me të cilën kishte krijuar këngë “të reja” nga AC/DC, Metallica dhe Nickelback.

Artisti i YouTube ka shpjeguar që një gjë të tillë e ka bërë përmes “lyrics.rip” në mënyrë që të marrë të dhëna nga databaza e kompanisë digjitale “Genius Lyrics”, dhe më pas ka shkruar tekstin në stil të Nirvanës përmes sistemit matematikor “Markov Chain”.

Ai më pas e ka performuar, miksuar dhe masterizuar këngën në “kuzhinën e tij” me pajisjet më të thjeshta që i ka pasur në dispozicion.