Krijohet “hallakamë” në shtëpi gjatë natës, zgjohen të gjithë banorët në këmbë (VIDEO) NULL NULL 26.12.2024 11:50 26.12.2024 11:50 Nata e mbrëmshme u shoqërua me shumë tensione mes banorëve. Krejt kjo situatë e krijuar nga provokimi i Gjestit dhe Drilonit ndaj Fitimit të cilit ia gjuajtën dorëzat e boksit dhe gjësende tjera në shtrat përgjatë kohës që ai flinte. Në shtrat iu bashkua edhe Leo të cilët po qeshnin me zë të lartë, gjest ky që u bë pengesë për gjumin e banorëve. Ndërkohë, qe vet Fitimi që reagoi duke thënë “nuk ka gjumë sonte”, transmeton Klankosova.tv. Ai u zgjua dhe mori shkallët duke krijuar zhurmë me to për pak momente, derisa më vonë u zgjuan gjithë banorët në këmbë e ku edhe plasën disa debate mes tyre, kryesisht me kritika ndaj Gjestit dhe Leos. Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë: