Kreu i OBSh-së dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore NULL NULL 19.06.2025 18:29 19.06.2025 18:29 Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka dënuar sulmet ndaj institucioneve shëndetësore pas tensioneve të vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit. Tedros citon sulmin e mëngjesit të sotëm në Spitalin Soroka në Izrael si dhe vdekjet e raportuara të punonjësve shëndetësorë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane në Teheran, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Raportet mbi sulmet ndaj shëndetit deri më tani janë të tmerrshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbrojnë institucionet shëndetësore, personelin shëndetësor dhe pacientët në çdo kohë. Ilaçi më i mirë është paqja”, ka shkruar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Macut falënderon Egjiptin për qëndrimin ndaj Kosovës, por Kajro njohu pavarësinë më 2013 12 minuta më parë
Kosova Tajani: Italia dëshiron ta përshpejtojë zgjerimin e BE-së me të gjitha shtetet e Ballkanit 29 minuta më parë