Krerët e partive opozitare e deputetët u treguan aktivë me takime në Washington (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 02.02.2023 20:20 nga Flamur Gajtani 02.02.2023 20:20 Deri në mëngjesin e kësaj të enjte, qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i PDK-së Memli Krasniqi e ai i AAK-së Ramush Haradinaj e shfrytëzuan për të zhvilluar edhe takime joformale në Departamentin e Shtetit, përfshirë emisarin amerikan, Gabriel Escobar. Këtë jo, por kongresmenë takoi edhe ish-kryeministri, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti. Krejt ky aktivizim i minorancës sipas Dritëro Arifit, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, po vlerësohet se është me shkas tash kur në vend u aktualizua tema e nxehtë e krijimit të Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, njofton Klan Kosova. Takimet në tokën e premtuar për Shemsi Jasharin nga organizata joqeveritare “Demokracia fillon këtu” kanë edhe një tjetër qëllim, atë të pajtimit të opozitës me Asociacionin. Si Arifi edhe Jashari, janë të mendimit që injorimi i ekzekutivit në këtë rast, është kartë rezervë për “Zajednicën”. Pjesë e delegacionit kosovar në Shtëpinë e Bardhë, është edhe Gazmend Gjyshinca, si deputet i Vetëvendosjes.