Krenar me Gerrardi-n NULL NULL 17.05.2015 11:47 17.05.2015 11:47 Kapiteni i Liverpoolit, Francesko Totti, ka folur për ikonën e Liverpoolit, Steven Gerrard. Kapiteni i “Reds” mbrëmë luajti ndeshjen e fundin në “Anfield”. Gerrard do të vazhdojë karrierën në Amerikë. Totti ka thënë se mesfushori anglez është në mesin e tre lojtarëve më të mirë në botë. Ai mendon se tifozët e Liverpool duhet të ndjehen krenar që kanë pasur një lojtar të kalibrit të Gerrardit. “Unë do ta vë atë në mesin e tre lojtarëve më të mirë jo vetëm në Angli, por në botë, sepse është një futbollist i kompletuar që ka ditur të bëj diferencën prej se ishte i ri. Ai është një lojtar që mua më pëlqen ta shoh dhe gëzohem kur ai luan”, ka thënë Totti. “Tifozët e Liverpoolit duhet të ndihen krenar që e kanë pasur një Kapiten të tillë. Ashtu siç çdo futbollist tjetër në botë, edhe unë do të doja të luaja përkrahë një lojtari të tillë. Ai është i kompletuar, mund të luaj në çdo pozicion dhe të bëjë çdo gjë brenda 90 minutave. Ai është një lojtar sensacional. Të gjithë në botë e dinë se është një legjendë e Liverpoolit. Ka luajtur shumë vite dhe ka luftuar gjithmonë për atë klub. Ai duhet të respektohet dhe të falënderohet për gjithë çfarë ka bërë atje”, theksoi Totti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.