Kremlini paralajmëron për një reagim ‘të ashpër’ nëse asetet e ngrira ruse konfiskohen NULL NULL 28.04.2024 12:37 28.04.2024 12:37 Kremlini Zyrtarët rusë kanë kërcënuar këtë mëngjes Perëndimin me një përgjigje “të ashpër” nëse asetet e ngrira ruse konfiskohen. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova shtoi se Rusia nuk do të heqë kurrë nga territoret e sekuestruara nga Ukraina në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv. “Amëdheu ynë nuk është në shitje,” shkroi Zakharova në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Të gjitha asetet ruse duhet të mbeten të paprekura sepse përndryshe do të ketë një përgjigje të ashpër ndaj hajdutëve perëndimore”. “Shumë në Perëndim e kanë kuptuar tashmë këtë. Mjerisht, jo të gjithë.” Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov shtoi se kishte shumë para perëndimore që mund të synoheshin në kundërmasat e vendosura nga Moska.