Kremlini “nuk e përjashton” pjesëmarrjen e Putinit në samitin e G20-ës në Indi NULL NULL 13.03.2023 16:56 13.03.2023 16:56 Një vizitë e Vladimir Putin në samitin e G20 në Indi këtë vit nuk është përjashtuar, ka thënë Kremlini. Udhëheqësi rus ende nuk ka udhëtuar përtej kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik që kur dërgoi forcat e tij të armatosura në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar. Megjithatë, pjesëmarrja e tij e mundshme në samitin në Nju Delhi këtë shtator nuk është përjashtuar, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv I pyetur nëse Putini mund të marrë pjesë në samit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve: “Nuk mund të përjashtohet. Rusia vazhdon të marrë pjesë plotësisht në kuadrin e G20. Synon të vazhdojë ta bëjë këtë. Por ende nuk është marrë një vendim”.
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 2 months