Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kremlini: Komenti i Bidenit se Putin është kriminel lufte, i pafalshëm

NULL NULL
17.03.2022 15:21

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të enjten se komentet e presidentit amerikan Joe Biden për presidentin rus Vladimir Putin si kriminel lufte ishin “të papranueshme” dhe “të pafalshme”.

Ai fajësoi Bidenin se ishte “kreu i shtetit që ka bombarduar njerëzit në mbarë botën për shumë vite”.

Kur iu kërkua nga gazetarët të shtjellonte komentet e bëra nga Putin të mërkurën, për pastrimin e shoqërisë ruse nga tradhtarët, ai u përgjigj se në “kohë të tilla të vështira” disa njerëz “duken duke folur në rusisht, si tradhtarë”, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Peskov tha se Rusia nuk do të marrë parasysh kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të OKB-së për të ndaluar operacionet ushtarake në Ukrainë.

lajme të ngjashme