Krasniqi thotë se edhe sot Dehari si kryesues shkeli Kushtetutën: Ndërpreu seancën pa lejuar zhvillimin e votimit NULL NULL 21.04.2025 16:41 21.04.2025 16:41 Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë të ditur se edhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ra në kundërshtim me obligimet kushtetuese. Kjo siç thotë meqë ndërpreu seancën në mënyrë arbitrare, pa lejuar zhvillimin e votimit, transmeton klankosova.tv. ”Rendi i ditës i seancës konstituive është i paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet apo të anashkalohet. Kryesuesi i seancës konstituive veproi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese duke e ndërprerë seancën pa lejuar zhvillimin e votimit. Votimi i deputetëve nuk mund të paragjykohet mbi bazën e deklarimeve në media. Kjo është përpjekje e qëllimit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 24 minuta më parë