Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi takon sekretaren e përgjithshme të RCC: Kosova duhet të trajtohet barabartë në çdo nismë rajonale

NULL NULL
21.03.2022 16:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu.

Përmes një postimi në facebook, Krasniqi ka njoftuar se me Bregun ka biseduar lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, transmeton klankosova.tv.

“Zonjën Bregu e falënderova për angazhimin dhe kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e proceseve integruese për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe i shpreha qëndrimin tim se Kosova duhet ta ketë vendin e saj meritor në çdo nismë rajonale si shtet i barabartë”, shkruan lideri i PDK-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.