Krasniqi synon ëndrrën e kamotshme në stadiumin “Fadil Vokrri” NULL NULL 22.05.2023 13:26 22.05.2023 13:26 Boksieri Robin Haxhi Krasniqi do që ta përmbushë ëndrrën e tij të kamotshme në stadiumin “Fadil Vokrri”. Emri i këtij stadiumi ka dhënë shumë për sportin kosovar. Dhe njëjtë këtë synim ka edhe Krasniqi. Ai para disa ditësh ka njoftuar për meçin që do ta zhvillojë më datën 5 gusht të këtij viti. Krasniqi në takimin e sotëm me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, diskutuan pikërisht për mbrojtjen e titullit. Për Krasniqin kjo është një ëndërr e kamotshme, e cila më në fund po bëhet realitet. Boksieri kosovar u rikthye në ring pas një periudhe të gjatë, në fillim të shkurtit, ku shënoi një fitore të madhe. Ai pak ditë para se të rikthehej, kishte deklaruar për Klan Kosova, se synon mbrojtjen e titullit përgjatë këtij viti. Ndryshe, Ademi e nderoi Krasniqin me fanellën e Kosovës si dhe simbolin e Prishtinës “Hyjneshën në Fron”. /Klankosova.tv.