Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi reagon për vendimin e IBO-së: Do të ketë meç të tretë, ku do ta nokautoj Boeselin

NULL NULL
29.12.2021 18:50

Boksieri Robin Krasniqi ka reaguar, pasi Federata Botërore e Boksit ka thënë se nuk do të ketë një rivlerësim të meçit me Dominic Boesel.

Krasniqi u mposht nga Boesel në luftën e dytë, më 9 tetor, me vendim unanim të gjyqtarëve, ndeshje e cila u zhvillua në tetor të këtij viti, njofton Klankosova.tv.

Kjo ishte lufta e dytë në mes tyre, pasi të parën Krasniqi e kishte fituar me nokaut në raundin e tretë.

Por, Krasniqi nuk është duke u pajtuar me vendimin e gjyqtarëve, ku ka angazhuar tre gjyqtarë gjermanë për të bërë një rivlerësim. Të tretë ia dhanë fitoren Krasniqit.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, presidenti i IBO-së ka thënë se e konsideron çështje të mbyllur meçin mes Dominic Boesel dhe Robin Krasniqit.

Ndërsa Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk do ta lë me kaq dhe se do të ketë meç të tretë në vitin 2022, ku edhe do ta nokautojë atë.

“Se çfarë fshihet realisht pas ‘refuzimit’ të IBO-së, i cili as që është bërë i ditur nga IBO deri më sot, do ta kuptojmë në vijimësi. Lufta për drejtësi vazhdon. Do të ketë luftë të tretë dhe ndoshta do ta nokautoj sërish, siç e fitova luftën e parë kundër Dominic Boesel”, ka shkruar Krasniqi.

lajme të ngjashme