Krasniqi për raportin “HRW”: Dëshmon detajisht paaftësinë e qeverisë NULL NULL 12.01.2023 12:04 12.01.2023 12:04 Kyetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka drejtuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit, Albin Kurti, pas publikimit të raportit vjetor “Human Rights Watch” për Kosovën. Në raport përmenden vrasjet e grave, kërcënimet ndaj gazetarëve si dhe diskriminimi ndaj komuniteteve të margjinalizuara, për çka Krasniqi konsideron se dëshmon detajisht paaftësinë e qeverisë, njofton Klankosova.tv. “Kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë – e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights Watch”. “Dhuna dhe vrasjet e grave, kërcënimet e gazetarëve nga zyrtarë institucionalë e diskriminimi i të gjitha komuniteteve të margjinalizuara, dëshmojnë detajisht paaftësinë e kësaj Qeverie. Shpërfaqja e mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar, është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga kjo Qeveri: Abuzim me të drejtat e tyre elementare”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. HRW: Në Kosovë ka mangësi në lirinë e medias
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 2 months
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 2 months
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 2 months