Krasniqi: PDK e ka gati lëndën për shkeljet e qëllimshme Kushtetuese të dy seancave të kaluara NULL NULL 02.07.2025 14:58 02.07.2025 14:58 Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në deklarimin e tij pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se e kanë lëndën për shkeljet Kushtetuese të dy seancave të kaluara. Krasniqi u shpreh se këto shkelje ishin të qëllimshme dhe sipas tij, e njëjta gjë mund të ndodh edhe nesër, nëse nuk ndryshon qasje e kryesuesit të seancës. “Partia Demokratike e Kosovës tashmë e ka lëndën gati për shkeljet Kushtetuese të cilat janë bërë në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme në dy seancat e kaluara që mund të ndodh përsëri nesër nëse nuk ndërron qasja e kryesuesit të seancës dhe grupit më të madh parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh Krasniqi./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025