Krasniqi pas aktgjykimit të Kushtetueses: Aktgjykimi të zbatohet menjëherë – t’i japim epilog konstituimit NULL NULL 26.06.2025 20:01 26.06.2025 20:01 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me aktgjykimin e sotëm, Gjykata Kushtetuese dha qartësi se zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit duhet të ndodhë brenda 30 ditëve. Krasniqi tha se siç kanë theksuar që në fillim, rendi i ditës i seancës konstituive nuk mund të ndryshohet sipas dëshirës dhe askush nuk ka të drejtë të imponojë votim të fshehtë pa bazë kushtetuese dhe pa procedurë të rregullt. “Gjatë tërë kësaj kohe, Partia Demokratike e Kosovës ka vepruar me përgjegjësi, seriozitet dhe konstruktivitet. Kemi ofruar zgjidhje, jo bllokim. Kemi kërkuar respektimin e rendit demokratik, jo skema për ta shtyrë apo thelluar krizën institucionale”. “E kemi përkrahur me ekspertizë dhe jemi bashkuar me iniciativën e AAK-së për sqarim kushtetues, sepse besojmë fuqishëm se demokracia mbrohet përmes ligjshmërisë dhe transparencës”, tha Krasniqi, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai u shpreh se u vjen mirë që Kushtetuesja i dha fund lojës, sipas tij, të qëllimshme nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa, duke e bërë të qartë se ata nuk kanë të drejtë ta bllokojnë procesin dhe se kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. “Ky aktgjykim duhet të zbatohet menjëherë. Sa më shpejt, aq më mirë për vendin. PDK do të vazhdojë të jetë pjesë e zgjidhjes edhe më tej. Urojmë që edhe palët e tjera të veprojnë në të njëjtin frymë. Mjaft kohë është humbur – tani t’i japim epilog kësaj çështjeje”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.