Krasniqi pas takimit me Osmanin: Rikonfirmova gatishmërinë e PDK-së për gjetjen e një zgjidhjeje NULL NULL 02.07.2025 14:46 02.07.2025 14:46 Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ka rikonfirmuar gatishmërinë e PDK-së për gjetjen e një zgjidhjeje. Krasniqi gjithashtu u shpreh se shpreson që edhe këto konsulta të jenë në funksion të gjetjen së rrugëdaljes, përcjell Klankosova.tv. “Edhe në këtë takim rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të luajtur rolin tonë në gjetjen e një zgjidhje të krizës politike, sidomos tani që kemi edhe qartësi nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili i ka bërë të qartë rolet e secilit, në radhë të parë të koalicionit që ka dalur i pari në zgjedhje, të cilin e ka detyruar përveç tjerash edhe për gjetjen e kompromisit”. “Unë shpresoj që edhe këto konsulta të jenë në funksion të gjetjen së rrugëdaljes, por mbetet që takimet e tjera të cilat i ka planifikuar presidentja të na qartësojnë se a ka apo s’ka një ndryshim të kryeneçësisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të z.Kurti që po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, u shpreh ai. “Për Partinë Demokratike të Kosovës është e qartë, këto qëndrime ia shpreha edhe presidentes që aktgjykimi e ka bërë të palejueshëm ndryshimin e mënyrës së votimit në mes të procesit, e ka bërë të palejueshëm ndryshimin e rendit të ditës”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv Kurti pas takimit me Osmanin: T’iu jepet shansa edhe takimeve të tjera, të shohim cili është progresi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025