Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi: Nuk e kam të qartë si VV-ja nga Hegeli përfundoi tek Dimal Basha (VIDEO)

NULL NULL
26.08.2025 21:25

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës, kryeparlamentar.

Ai u shpreh se nuk e kupton se si Vetëvendosja ka përfunduar siç tha, “nga Hegeli tek Dimali”.

“Unë as sot nuk e kam të qartë se si ka mbërri Lëvizja Vetëvendosje nga Hegeli, tek Dimali, por ky është problem moral i tyre”.

“Megjithatë, ata erdhën në sallë, prapë e refuzuan me shpërfillje kërkesën për konsultim dhe në e mbajtëm premtimin tonë të dhënë dhe jo vetëm për faktin se unë besoj fuqishëm që janë disa kategori morale në politikë, të cilat duhet të ekzistojnë,  kanë ekzistuar në të kaluarën, por pikërisht është Albin Kurti, ai dhe veprimtaria e tij dhe e krejt Lëvizjes Vetëvendosje, që i kanë zbehur, sepse njeriu i cili sot është Albin Kurti, nuk i ngjanë veç atij të para 10 apo 15 vjetësh, sepse i ka ndërruar të gjithë qëndrimet që i ka pasur dhe që e kanë definuar”.

“Ama kjo s’do të thotë që politikën në Kosovë tash secili duhet ta shoh si “hajt se s’ka lidhje”, unë mendoj që është shumë e rëndësishme, fjala e dhënë publike duhet të mbahet dhe ky nuk është një qëndrim që e kemi dhënë rastësisht”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

lajme të ngjashme