Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi nga Demokracia Plus: Në të kaluarën, çështja e zgjedhjes së presidentit ka shkaktuar kriza politike

NULL NULL
26.10.2020 23:26

Albert Krasniqi nga organizata ‘Demokracia Plus’ ka thënë që dështimi i Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Është një normë kushtetuese e cila duhet respektuar pashmangshëm. Në të kaluarën, zakonisht çështja e zgjedhjes së presidentit ka shkaktuar edhe kriza politike, pasi është një kriter që duhet të jenë 80 deputetë të pranishëm në sallë dhe të votojnë në të tri raundet”.

“Duke i ditur këto kritere kushtetuese, edhe AAK është një faktor përcaktues, pothuajse në zgjedhjen e presidentit, pasi pa votat e tyre partitë politike në pushtet do ta kenë të pamundur edhe në kombinim me PDK-në të zgjedhin presidentin”.

“Haradinaj është i vetëdijshëm për këtë gjë dhe tani synon që ose të marrë postin e presidentit, ose nëse kjo dështon atëherë të marrë më shumë hise në Qeveri, duke thënë që po heq dorë nga posti i presidentit”.

Krasniqi, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka theksuar që nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri është përmendur edhe emri i kreut të LDK-së Isa Mustafa si kandidat për post të presidentit.

“Kjo teknikisht do të jetë e vështirë për t’u bërë, për shkak se LDK-ja e ka edhe postin e kryeministrit dhe pa hequr dorë nga ky post nuk do të mund t’i mbajë të trijat, pasi nuk pranojnë partnerët e tyre të koalicionit”.

Krasniqi ka theksuar që partitë politike duhet të gjejnë një figurë politike unifikuese për president e cila, sipas tij, mund t’i bëjë bashkë ata në këto kohë të krizave që po ndodhin vazhdimisht.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.