Krasniqi nesër do të takohet edhe me Lajçakun NULL NULL 23.08.2022 15:43 23.08.2022 15:43 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takohet edhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak. Burime të Klankosova.tv brenda kësaj partie kanë bërë të ditur se takimi i Krasniqit dhe Lajçakut do të zhvillohet të mërkurën, por ende nuk dihet për kohën e vendin. Kujtojmë se me Krasniqin do të takohet edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.