Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi: Miratimi i Deklaratës Kushtetuese mishëron parimet e barazisë, lirisë  dhe demokracisë

NULL NULL
02.07.2024 15:59
Miratimi i Deklaratës Kushtetuese për Kosovën më 2 korrik 1990
Miratimi i Deklaratës Kushtetuese për Kosovën më 2 korrik 1990

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 34-vjetorin e Miratimit të Deklaratës Kushtetuese për Kosovën më 2 korrik 1990, tha se kjo datë është një ndër vendimet më të rëndësishme politike e historike të shprehjes së vullnetit të popullit tonë për çlirim dhe pavarësi, përmes një akti politiko-juridik.

“Kjo deklaratë, që mishëron parimet e barazisë, lirisë  dhe demokracisë, i parapriu hartimit dhe miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, si dhe proceseve tjera në përpjekjet e gjata të shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovës”.

“Mirënjohje për të gjithë delegatët, të cilët përmes kësaj deklarate demonstruan guxim dhe maturi politike duke e shpallur Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me të gjitha Republikat tjera të ish-Jugosllavisë, ndonëse ndërtesa e Kuvendit ku ata ishin mbledhur, ishte e rrethuar nga policia serbe”, shkroi Krasniqi në postimin e tij në facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.