Krasniqi me urim për Bajram: Zoti e bekoftë popullin tonë me paqe, shëndet dhe mirësi NULL NULL 06.06.2025 09:52 06.06.2025 09:52 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar festën e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se kjo ditë rikujton që përballë çdo sfide, padrejtësie apo dhembjeje, duhet të qëndrojnë më lart mëshira, afërsia, mirëkuptimi dhe falja, transmeton Klankosova.tv. “E mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë. (Surja El-A’raf). Kjo ditë e bekuar, ndër të tjera, na rikujton se, përballë çdo sfide, padrejtësie apo dhembjeje, duhet të qëndrojnë më lart mëshira, afërsia, mirëkuptimi dhe falja jonë. Sakrifica personale në emër të një të mire më të madhe”. “Uroj që këto vlera të na udhëheqin në familje, në shoqëri, në vendimmarrje dhe në jetën tonë të përditshme. Sot, kur shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet dhe mirëbesim, le të frymëzohemi nga kjo festë për të qenë më pranë njëri-tjetrit dhe më të përkushtuar ndaj atdheut tonë. Zoti e bekoftë popullin tonë me paqe, shëndet dhe mirësi. Gëzuar Kurban Bajramin!”, ka shkruar Kransiqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025