Krasniqi: Më lehtë fitojnë politikanët sesa xhudistët NULL NULL 18.10.2021 10:58 18.10.2021 10:58 Qyteti i Pejës njihet si qytet e sportit. E sporti i xhudos ka nxjerrë shumë kampionë botëror dhe olimpik nga Kosova që vijnë nga ky qytet. Nga procesi zgjedhor në Pejë qysh në raundin e parë doli Gazmend Muhaxheri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kampionja olimpike në xhudo Distria Krasniqi, tha se më lehtë fitojnë konkurrentët politikë sesa xhudistët. “Besoj se ma lehtë fitojnë ata sesa ne sepse ata i kanë konkurrentët nga Peja dhe i kanë tre apo katër konkurrentë, kurse ne i kemi konkurrentë nga e gjithë bota dhe i kemi 50 konkurrentë”.