Krasniqi, Kurtit: Lej fjalët e hajde shkojmë në veri (VIDEO) NULL NULL 02.06.2023 13:42 02.06.2023 13:42 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, para deputetëve në Kuvend ka folur për situatën në veri të vendit. Ai i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se ai në veri ka shkuar me përcjelljen e 40 policëve. “Merre përdore Xhelal Sveçlën me kaçketë, Elbert Krasniqin me pancir edhe ti e hajde të shkojmë te qojmë Erden Atiqin në Mitrovicë të Veriut në qytet, aty ku është komuna. Ti Veriun e ke pa kur ke shku me 40 policë deri në mahallë të boshnjakëve, aq dini ju bre për veri. 40 policë të kanë dërguar ty e Vjosa Osmanin deri në mahallë të boshnjakëve, po ju nuk guxoni me shku atje”, u shpreh ai. Tutje, Krasniqi i ka bërë thirrje Kurtit që të shkojë në veri të vendit, përcjell Klankosova.tv. “O zotëri, a po i len fjalët, qu shkojmë në veri, hajde shkojmë në veri, kryeministër je, priju njerëzve”, është shprehur tutje ai. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023