Krasniqi (KOK): Kemi bërë fushatë për të sjellë Lojërat Mesdhetare në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 08.09.2023 23:39 08.09.2023 23:39 Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se ai së bashku me sekretarin dhe gjithë bordin e KOK-ut, kanë bërë fushatë të palodhur në mënyrë që të sigurohen votat që Lojërat Mesdhetare të mbahen në Kosovë në vitin 2030. Në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka theksuar se kjo punë është bërë për sportistët dhe rininë e Kosovës. “Ndjenjat janë të papërshkrueshme, jemi shumë të lodhur sepse ka qenë një maratonë e imja, e sekretarit dhe e gjithë bordit të KOK-ut që kanë qenë prezent këtu, ka qenë një fushatë e paparë për t’i fituar këto lojëra”, ka thwnw Krasniqi. “Vërtetë emocionet janë të papërshkrueshme, ne ende jemi sikur të mpirë nga lodhja dhe nga emocionet”, ka shtuar ai. “Kjo punë është bërë pikërisht për sportistët dhe rininë e Kosovës që besoj se do të ia shohin hairin për vite të tëra. Është fitore e përbashkët, urime edhe një herë”, ka thënë kryetari i KOK-ut.