Krasniqi i qartë: PDK voton një kandidat të VV-së që s’ka qenë pjesë e qeverisë së Kurtit NULL NULL 20.08.2025 11:37 20.08.2025 11:37 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur i qartë pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku sot për herë të parë u dha edhe një propozim tjetër. Pasi VV-ja propozoi edhe Donika Gërvallen e cila nuk i mori votat, Krasniqi tha se PDK-ja e voton veç një kandidat të pranueshëm nga radhët e partisë së parë që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Kurtit, njofton Klankosova.tv. “Ne erdhëm sot me shpresën që VV-ja do të rezonojë arsyeshëm dhe do të propozojë një kandidat që merr vota dhe të ecim tutje në krijimin e institucioneve. Megjithatë ju e patë që ata dolën me dy propozime, ndryshe nga herët e kaluara”. “Nuk e di me çfarë logjike apo me çfarë dispozite e mbylli Avni Dehari seancën, kanë mundur edhe të tjerët t’i propozojnë sot, por së paku mund të themi që kemi një rikthim te pika ku kemi qenë e nga e cila nuk është dashur të largohemi asnjëherë”, tha ai, njofton Klankosova.tv. Sipas tij, ministrat e Kurtit janë përgjegjës për degradimin dhe dëmtimin e Republikës së Kosovës në katër vitet e fundit. “PDK-ja siç ka thënë prej fillimi, e përsërit qëndrimin, do të votojmë një kandidat të pranueshëm nga radhët e partisë së parë që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Kurtit”.