Krasniqi: Gjykata Speciale nuk do na i zgjidh problemet tona NULL NULL 26.05.2015 15:15 26.05.2015 15:15 ????????????????????????????????????????????????????????? Ish – kryeparlamentari Jakup Krasniqi, shkruan gjerë e gjatë për krijimin e Gjykatës Speciale, dhe rreth dëmeve që mund të sjellë kjo gjykatë. Krasniqi thotë se Gjykata Speciale nuk do t’i zgjidh problemet e brendshme të Kosovës, por do të dëmtojë sovranitetin e vendit. “A thua shoqëria jonë, duke mos qenë e gatshme t’i zgjidhë problemet e veta, apo një pjesë e ‘ndërgjegjshme’ apo ‘kuturisëse’, gjithë shpresën për zgjidhjen e një Nyje Gordiane të Re, e ka mbështetur në krijimin e asaj që po lakohet aq shpesh gjithandej e që sa kohë: Gjykata Speciale! Duke pritur, kësisoj, që të tjerët të na i zgjidhin problemet tona (sundimin e rendit e të ligjit), a thua po tregohemi të gatshëm të heqim dorë nga një pjesë e sovranitetit?! Unë, thjesht, nuk besoj që Gjykata Speciale do të na i zgjidhë problemet tona të brendshme. A do të na e bënë Gjykata Speciale, shtetin e së drejtës, shtetin e zhvillimit ekonomik apo shtetin e mirëqenies, shtetin e dijes dhe shtetin e drejtësisë sociale? Mos po presim shumë nga të tjerët e pak nga vetja jonë”, shprehet ndër të tjera, Krasniqi. Gjithsesi, zgjidhja nuk është aspak e lehtë, por vetëm në vështirësi, njerëzit mund ta tregojnë integritetin e tyre! Kjo pritet të shihet së shpejti në përballjen e kërkesave “tona” dhe “dashamirësisë” së miqve tanë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë