Krasniqi, Gërvallës: Më duket se më shumë keni ndryshuar ju sesa z.Kurti NULL NULL 15.02.2021 21:47 15.02.2021 21:47 Edicioni i radhës i Rubikon në Klan Kosova sjell “Rikthimin e Donika Gërvallës”, ish-anëtares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila këto zgjedhje ka garuar në listën “Vjosa” e cila hyri në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje. Gërvalla më herët kishte shfaqur mosbesim ndaj Kurtit, dhe e kishe quajtur edhe me ideologji të vjetra. Lidhur me këtë ka diskutuar edhe njohësi i çështjeve politike Albert Krasniqi. Krasniqi tha se e sheh më shumë ndryshimin tek Gërvalla sesa tek Kurti, për nga mënyra e sjelljes. Ai tha se qëndrimet e paraqitura më parë ndaj Albin Kurtit, me ato që Donika Gërvalla i prezantoi në studio janë komplet të kundërta. “Natyrisht se njerëzit ndryshojnë për shtatë vite. Por, më shumë ndryshimin po e shohim tek ju. Ndryshimin më shumë po e shohim tek ju sesa tek z.Kurti, për shkak se qëndrimet çfare i pamë janë shumë të kundërta me atë që i pamë sot”. Drejtori ekzekutiv i “Demokracia Plus”, i parashtroi disa pyetje të cilave ju përgjigj ish-anëtarja e LDK-së. Krasniqi pyeti se cila kishte qenë arsyeja e ndryshimit të qëndrimeve të mëparshme. “A ka mundësi që edhe ju të keni qenë të ndikuara sikur edhe zonja Osmani, qëndrimi në LDK ? për të pasur një opinion të tillë për Kurtin, apo tani që jeni më afër tij e keni kuptuar për një periudhë kaq të shkurtër e njihni z. Kurtin personalisht për të iu bindur që të flisni kaq mirë për të. Ju keni qenë për një kohë të gjatë në LDK dhe po i quani që po punojnë krejtësisht për interesa personale. Një takim po më duket një vlerësim i nxituar për të krijuar një përshtypje të kundërt me atë që keni pasur për z. Kurti. Çka ka ndryshuar tek z. Kurti, që ju ka bindur që të rreshtoheni përkrah tij. Ku e shihni atë kapërcimin e madh tek Kurti?”. Gërvalla tha se ka shumë pika ku përputhen me Kurtin, sidomos tek ç’kapja e shtetit dhe lufta e krimit të organizuar dhe korrupsion ku pajtohen 100 përqind. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024