Krasniqi: Do të vazhdojmë punën me komunat për të përmirësuar jetën e qytetarëve NULL NULL 10.01.2023 14:31 10.01.2023 14:31 Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është deklaruar pas takimi me kryetarët e komunave me kryeministrin, Albin Kurti. Krasniqi, thotë se MAPL-ja do të vazhdojë të mbështes dhe bashkëpunojë me komunat për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve, njofton Klankosova.tv. “Në takimin koordinues me kryeministrin, Albin Kurti, ministrin Hekuran Murati, ministren Artane Rizvanolli dhe kryetarët e komunave diskutuam për bashkëpunimin në mes nivelit qendror dhe atij lokal”. “Në fjalën time, kam theksuar reformat ligjore në kuadër të agjendës legjislative të MAPL-së, financimin e projekteve komunale me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për qytetarët duke u bazuar në digjitalizimi dhe efikasitet”. “MAPL, do të vazhdojë të mbështes dhe bashkëpunoj me komunat për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve dhe ngritur zhvillimin ekonomik lokal” ka shkruar Krasniqi në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 5 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 12 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day