Krasniqi: As me VV-në nuk i kemi 61 vota për rrëzimin e qeverisë NULL NULL 17.11.2020 22:13 17.11.2020 22:13 Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka pernime rrëzimin e qeverisë Hoti. Krasniqi në Rubikon tha se asnjëherë nuk kanë komunikuar me Vetëvendosjen rreth kësaj teme, por edhe po të diskutonin as bashkë nuk i bëjnë 61 vota që duhen për të rrëzuar qeverinë, njofton Klan Kosova “Nuk rrëzohet qeveria me dalë në konferencë duke thënë se i kemi 31 nënshkrime, ata nuk e kanë pernime sepse sikur ta kishin do të kishin diskutuar me ne dhe do trajtonim këtë temë”. “Me Vetëvendosje nuk kemi asnjë koordinimi dhe diskutimi, nuk kemi pas komunikim formal dhe zyrtar me ta”. “Neve na duhen 61 vota dheas bashkë nuk i kemi votat”, deklaroi Krasniqi. Tutje Krasniqi tha se nuk ka pritur mrekullia nga Qeveria Hoti, por as të jetë kaq e dobët dhe se peshën brenda qeverisë e kanë të tjerët. “Kjo qeveri përkundër legalitetit që ka, nuk kam pritur mrekulli prej tyre por as nuk e kam ditë që janë kaq të dobët”. “Zotëri Hoti nuk ka peshë politike, pesha vendimmarrje është tek Haradinaj, Mustafa dhe Limaj. Hoti po qeverisë por nuk e ka peshën e vendimmarrjes”. “Kur i ka kundërshtimet e Alenacës e din që Hoti nuk është shumë i vendosun, po të ishte Mustafa kryeministër nuk do të reagonin”, deklaroi Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 24 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë