Kraja: Dialogu të mos e dominojë politikën kosovare (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 02.01.2022 20:13 nga Flamur Gajtani 02.01.2022 20:13 Kosova nuk duhet ta ketë obsesion dialogun me Serbinë dhe këtë proces ta konsiderojë si një punë normale. Kështu po vlerëson kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Mehmet Kraja. Që sipas tij, ky proces shoqërohet nga një mungesë transparence dhe që në marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë ka gjëra që e dëmtojnë sovranitetin e Kosovës. Megjithatë, Kraja thotë se bashkësisë ndërkombëtare duhet t’i bëhet e qartë që Kosova është palë e dëmtuar nga lufta dhe asnjëherë të mos lejohet barazimi i viktimës me agresorin. Ai thotë se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës duhet të mbeten të pacenueshme derisa shton se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të bëhet vetëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.