Krahas Katedrales në Prishtinë funksionon edhe Kisha “Shën Ndou” (VIDEO) NULL NULL 27.03.2016 20:42 27.03.2016 20:42 Para 6 dekadash në qendër të Prishtinës zinte vend një kishë katolike, njofton Klan Kosova. Kisha e “Shën Marisë”, e ndërtuar në vitet e 20’ të shekullit të kaluar, pas rreth 30 vjet ekzistence ishte rrënuar, për t’u ndërtuar një kishë e re në një pjesë tjetër të kryeqytetit. Por para kishës së “Shën Marisë”, sipas Palokajt kishte edhe një kishë tjetër me të njëjtin emër. Ndërkohë, tash në Prishtinë krahas Katedrales, në funksion të plotë është edhe Kisha “Shën Ndou”, e ndërtuar në vitin 1958, pas rrëzimit të kishës së “Shën Marisë”. E pos këtyre, kjo kishë e cila gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë, shërben edhe si sallë koncertesh klasike për Filharmoninë e Kosovës. Ndërsa, në Kishën “Shën Ndou”, kryhet edhe një mision tjetër. Kjo kishë ka kapacitet për 300 persona dhe është një nga rreth 50 kishat katolike në Kosovë. Kronikë nga Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 14 minuta më parë
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 50 minuta më parë