Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KQZ: Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese për zgjedhjet e 12 tetorit

NULL NULL
10.07.2025 10:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kjo periudhë ka nisur më 3 korrik dhe do të zgjasë deri më 31 gusht 2025. Gjatë këtij afati, qytetarët me të drejtë vote që nuk figurojnë fare në listë, janë caktuar në një qendër tjetër votimi, apo kanë të dhëna të pasakta, mund të kërkojnë korrigjimin e tyre, njofton Klankosova.tv. 

KQZ ofron dy mundësi për të paraqitur kërkesën,  përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org, ose, personalisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Për më tepër, çdo votues ka të drejtë të kundërshtojë edhe përfshirjen e ndonjë personi tjetër në listë, përfshirë raste të personave të vdekur. Ankesa të tilla duhet të dorëzohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Për të bërë një kundërshtim, votuesit duhet të identifikohen me një nga dokumentet e vlefshme: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi./Klankosova.tv. 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.