KQZ publikon raportet e audituara vjetore financiare të partive politike për vitin 2024 NULL NULL 19.06.2025 13:38 19.06.2025 13:38 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në ueb faqe janë publikuar raportet vjetore financiare të partive politike për vitin 2024. Këto raporte janë audituar nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Registrim, Certitifkim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP). “Raportet e audituara financiare të vitit 2024, të cilat u takojnë partive politike, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Vjetore Financiare, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-vjetore-financiare-te-audituara/”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 23 orë më parë