KQZ: Procesi i numërimit të votave për kandidatë ka përfunduar në 9 komuna NULL NULL 15.02.2025 11:41 15.02.2025 11:41 Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt janë numëruar 876 vendvotime nga 2 mijë e 533. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur po ashtu se procesi i numërimit të votave ka përfunduar në nëntë Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug, Kllokot, dhe Mitrovicë e Veriut, transmeton Klankosova.tv. Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 11 orë më parë