Lista Serbe s’aplikon për pjesëmarrje në zgjedhjet e 23 prillit NULL NULL 22.03.2023 16:48 22.03.2023 16:48 KQZ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë të ditur se ka përfunduar afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat veriore të vendit. Sipas njoftimit, vihet re se Lista Serbe nuk ka aplikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Lista Serbe – e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka rikonfirmuar më 20 mars se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do ta mbajë këtë qëndrim derisa t’i përmbushen dy kërkesa: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqja e të gjitha njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës. KQZ-ja shton se afati për aplikim ka përfunduar edhe për zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. Në njoftimin e KQZ thuhet se gjatë periudhës 14 ditore të aplikimit, duke filluar 9 marsi deri më 22, nuk kanë pranuar ndonjë aplikim nga ndonjë subjekt politik. Por, vetëm se i kanë konfirmuar certifikimet e mëhershme të partive politike që kanë aplikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit e kaluar, kur ishte caktuar fillimisht mbajtja e zgjedhjeve. “Nga 9 deri më 13 mars 2023, subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë pasur nevojë të paraqesin aplikim nga fillimi, me përjashtim të udhëzimeve të dhëna nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike”, thuhet në njoftimin e KQZ-ës. Zgjedhjet në katër komunat në veri u shpallën pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri. Më pas u caktua data e zgjedhjeve, pas kësaj u sulmuan zyret e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, dhe u detyrua të shtyhet data për 27 prill të këtij viti. Më poshtë i keni subjektet politike me kandidatët e tyre për këto zgjedhje: Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Lidhja e Bizneseve kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së: Dëmton rëndë prodhuesit vendorë 1 orë më parë