Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KQZ: Partitë politike dakordësuan krijimin e komisionit për reformën zgjedhore

NULL NULL
12.04.2022 11:23

Në mesazhin publik, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka bërë të ditur se partitë politike parlamentare janë dakordësuar për krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore.

“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit”.

“Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjërrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar”,ka thënë Celibashi.

KQZ iu ka sjellë në vëmendje partive për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Bëhet e ditur se data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve është 16 Prill 2023, ndërsa e fundit, 14 Maj 2023./tvklan.al/

lajme të ngjashme