KQZ: Nga 3 korriku nis afati për përmirësimin e Listës Votuese dhe largimin e personave të vdekur NULL NULL 23.06.2025 14:10 23.06.2025 14:10 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga data 3 korrik deri më 31 gusht 2025 do të jetë e hapur periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale. Gjatë kësaj periudhe 60-ditore, çdo qytetar me të drejtë vote që, nuk figuron në listë, që është caktuar në qendër tjetër votimi, apo ka të dhëna të pasakta, mund të kërkojë korrigjimin përmes: platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org/sq, ose Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse, njofton Klankosova.tv. KQZ bën të ditur se qytetarët gjithashtu mund të kundërshtojnë përfshirjen në listë të ndonjë personi që nuk ka të drejtë vote, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë. Në këto raste, ankesa duhet të drejtohet te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). “Për të kundërshtuar pasaktësitë për Listën Preliminare të Votuesve, votuesi duhet të indentifikohet me njërin nga tri dokumentet: Letërnjoftim i vlefshëm; pasportë e vlefshme; leje e vozitjes e vlefshme”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 4 orë më parë