Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KQZ: Ndërrimi i Qendrës së Votimit, i hapur deri në fund të gushtit

NULL NULL
07.07.2025 14:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale. 

Kjo periudhë ka nisur më 28 qershor dhe do të zgjasë deri më 29 gusht 2025, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klankosova.tv. 

Gjatë kësaj kohe, qytetarët me të drejtë vote mund të mësojnë qendrën e tyre aktuale të votimit dhe, nëse dëshirojnë, ta ndryshojnë atë duke zgjedhur një vendvotim më afër vendbanimit të tyre brenda të njëjtës komunë. 

Ndërrimi i Qendrës së Votimit mund të bëhet, përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org,  ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse./Klankosova.tv. 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.