KQZ-ja me shumë paqartësi për zgjedhjet në veri (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 15.08.2023 20:31 nga Drin Demiri 15.08.2023 20:31 Në procesin e largimit të kryetarëve nga komunat veriore pritet të kenë punën më të madhe. Andaj, një zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është pjesë e grupit punues që ka edhe dy javë kohë për hartimin e udhëzimit administrativ për këtë çështje. Ky institucion, pos verifikimit të nënshkruesve që do të inicionin peticionin, pritet të merret edhe me procedurën tjetër për largimin e krerëve të komunave veriore, njofton Klan Kosova. Por në KQZ, deri tash duket se nuk e kanë të qartë punën që duhet të kryejnë në këtë proces. Për rrugën që çon drejt zgjedhjeve të reja, i pari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, në mbledhjen e së martën, tha se s’kanë përgjigje.