KQZ certifikon sot rezultatet e 28 dhjetorit NULL NULL 09.02.2026 15:48 09.02.2026 15:48 Foto: Arkiv Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përgatitjet e fundit për certifikimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetares së Klan Kosova, Qëndresa Tërshani. Bazuar në këto burime, kjo lëvizje e KQZ-së vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat kundër PZAP-së rreth rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mbledhja e KQZ-së mësohet se do të fillojë nga ora 18:00./Klankosova.tv