KPMM hap konkurs për plotësimin e bordit NULL NULL 06.08.2020 22:43 06.08.2020 22:43 Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka mbajtur takimin e fundit të bordit të plotë, meqë katër nga pesë anëtarët e kanë përfunduar mandatin. Në këtë takim është prezantuar puna e kryer gjatë këtyre pesë vjetëve, ku përfshihet lëshimi i 1093 licencave dhe lejeve, nga të cilat 463 janë Licenca të Hulumtimit, 231 janë Licenca të Shfrytëzimit si dhe 399 janë Leje për Aktivitete të Veçanta, njofton Klan Kosova. Drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, ka njoftuar se është hapur konkursi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj, ndërsa deri atëherë, ushtrues detyre i kryesuesit të bordit është emëruar Avdi Konjuhi. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë